• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Studimi i Akademisë së Shkencave për pandeminë/ Flet mjeku Sulçebe: Ja lagja më e prekur në Tiranë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Studimi i Akademisë së Shkencave për pandeminë/ Flet mjeku Sulçebe: Ja lagja më e prekur në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në lidhje me studimin e Akademisë së Shkencave që u bë përsa i përket situatës së pandemisë në Shqipëri, ka folur dhe mjeku i njohur imunolog, Genc Sulçebe.

Ky i fundit ka treguar se si u bë studimi dhe në cilat zona të Tiranës janë marrë kampionët e gjakut.





Më pas aty ka rezultuar se një nga zonat me pozitivitetin më të lartë është njësia numër 9 në kryeqytet.

“Ne përzgjodhëm një kampion nga dhuruesit e gjakut. Falënderojmë qendrën e dhurimit të gjakut. Ne bëmë një studim për antitrupat në fund të majit. Në 128 dhurues vetëm një doli pozitiv. Që tregon qartë që në muajt e parë të epidemisë qarkullimi i virusit në popullatën tonë ka qenë shumë i ulët. Në javën e parë të korrikut në aplikuam të njëjtin studim në një kampion më të madh individësh që u përzgjodhën në 4 qendra Shëndetësore në Tiranë, u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme.

Rezultatet ishin të tilla, në Qendrën Shëndetësore 3, doli me 6.3 % të individëve, rreth 79 individëve ishin pozitivë antitrupat ndaj SARS-COV 2. Në Laprakë pozitiviteti ishte 0. Në lagjen 8 pozitiviteti ishte 2.8%. Në lagjen 9 përqindja ishte më e lartë 17, 5%. Është një përqindje relativisht e ulët në krahasim me vende të Evropës që kanë një përqindje mesatare rreth 10%”, tha Sulçebe.

Sa i përket pozitivitetit të ulët në muajt e parë, ai tha se masat e lëvizjes së njerëzve në muajt e para kanë qenë të rrepta dhe qarkullimi i ulët çka ka sjellë dhe pozitivitet të ulët. Sulçebe tha se duhet evituar një rritje e mënjehershme.

“Në këto ditë kemi një rritje të konsiderueshme të qarkullimit të virusit që shihet dhe nga shifrat e sëmundshmërisë. Presim që në muajt në vazhdim të jetë më e lartë.
Tani popullata nuk është e izoluar, pozitiviteti do rritet por duhet të evitojmë rritjen e menjëhershme. Me rritjen e qarkullimit të virusit do ketë dhe raste të rënda. Masat duhet të jenë sa më të rrepta, maskat sepse është rruga më e mirë për parandalimin e virusit, ndryshe do kemi dhe raste të rënda. Jemi shumë-shumë larg atyre shifrave të ashtuquajtura imunitet i tufës që është rreth 50-60%. Ne nuk duhet të presim që të shkojmë drejt asaj sepse mund të kemi pasoja negative”, deklaroi mjeku.

Ai tha se maskat duhet të mbahen në mënyrë të vazhdueshme. “Mundësisht maskat t’u jepen atyre që s’kanë mundësi dhe falas. Të rritet disponibiliteti i maskave. Këto masa duhet të merren deri sa të jetë i mundur prodhimi i vaksinës, që pritet të ndodhë në 6 muajt që vijnë. Për 6 vjet duhet të rrisim masat e kufizimit që të parandalojmë sëmundshmërinë e lartë dhe humbjet në këtë periudhë tranzitore deri në aplikimin e vaksinës e cila është e vetmja mënyrë për të rritur imunitetin e tufës. Duhet të kemi një diapazon të paktën 2 muaj për të parë si evoluon. Këtë muaj ne shikojmë se kemi një përparim të infeksion. Presim që ky studim të vijojë në shtator-tetor”, tha ai.

Sa iu përket testimeve serologjike, Sulçebe tha se kanë vlerë individuale që çdo njeri të dijë që ka rënë në kontakt me këtë virus në dy javët e fundit apo jo. “Ky test nuk ka vlerë për diagnozën. Në 10 ditët e para testi mund të jetë negativ, duhet të kalojnë 10 ditë për ta parë nëse kemi krijuar antitrupa. Nga ana tjetër ka vlerë për të bërë një studim të përgjithshëm për evolucionin e infeksionit në popullatë”, tha ai për News24.

Pas

“Reflekto or mik” Elton Deda i drejtohet hapur Ramës: Ka plot forma që mos ti rrënosh muzikantët

Para

“Listat do të hapen” Rama më i vendosur se kurrë: PS do atë që duan qytetarët

Para
“Listat do të hapen” Rama më i vendosur se kurrë: PS do atë që duan qytetarët

“Listat do të hapen” Rama më i vendosur se kurrë: PS do atë që duan qytetarët

Të Gjitha

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

nga Fast News
10:00 | 27/06/2025
0

Rritje ekonomike 3.4%, eksperti shpjegon pse nuk duhet të jemi optimistë

Rritje ekonomike 3.4%, eksperti shpjegon pse nuk duhet të jemi optimistë

nga Fast News
10:00 | 27/06/2025
0

Ronaldo “vishet me ar”! Kontrata e çmendur me Al Nasr, 550,000 euro paga ditore, aksione e avion privat

Ronaldo “vishet me ar”! Kontrata e çmendur me Al Nasr, 550,000 euro paga ditore, aksione e avion privat

nga Fast News
09:30 | 27/06/2025
0

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

nga Fast News
09:30 | 27/06/2025
0

Recent News

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

10:00 | 27/06/2025
Rritje ekonomike 3.4%, eksperti shpjegon pse nuk duhet të jemi optimistë

Rritje ekonomike 3.4%, eksperti shpjegon pse nuk duhet të jemi optimistë

10:00 | 27/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar