Dje maska u bë me detyrim, por këto janë porositë e reja që jep sot Manastirliu (VIDEO)

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime

Ditën e djeshme qeveria nxori aktin normativ që maska të jetë e detyrueshme për tu mbajtur në ambientet te mbyllura për të frenuar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

Ndërkohë sot, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë me një thirrje të re, për mënyrën sesi duhet ta përdorim.

Me anë të një video në rrjetet sociale, shpjegohet se maska kur jeni në ambient të mbyllur duhet të mbulojë hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.

Duhet përdorur desinfektant apo të lahen duart para se ta vendosni dhe pas heqjes së saj.

Maska prej tekstili duhet larë rregullisht pas përdorimit.

Për më tepër ndiqni pamjet: