• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PD-së, shiste ilaçe artizanale për të kuruar virusin

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
E FUNDIT/ E përplas makina, ndërron jetë 47-vjeçarja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë rënë në prangat e policisë vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike Andon Frrokaj bashkë me nipin, pasi pretendonin se kishin gjetur kurën për t’i shpëtuar pandemisë.

Bëhet fjalë për Frederik Frrokaj, 57 vjeç dhe nipi i tij Henri Frrokaj, 30 vjeç, banues në Mamurras.

Frederiku bënte thirrje në rrjetin social Facebook se kuronte virusin. Ai përziente acidin klorhidrik me ujë dhe sipas tij kjo ishte kura shëruese. Ndërsa nipi i tij ua shiste të interesuarve kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja.

Ndërkohë, policia si provë materiale ka sekuestruar medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin, si dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund të jenë futur kontrabandë.

Njoftimi policisë:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”.

Operacioni nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Lezhë.

Prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga virusi, vihen në pranga nga Policia dy shtetas.

Sekuestrohet baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kishin marrë njoftim se një shtetas që pretendonte se ishte mjek kishte arritur të prodhonte një ilaç që shërbente për t’u shëruar nga virusi.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u regjistrua procedimi penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Mashtrimi” dhe pas dy muaj hetimesh u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit që kryente këtë veprimtari kriminale të rrezikshme në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi F. F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit nga një përzierje e acidit klorhidrik me ujë, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit F. F, i cili po i shiste ilaçin një klienti.

Po në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit F. F. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Shtetasi F. F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H. F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin pandeminë.

Në banesën e shtetasit F. F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

https://streamable.com/a8bjf4

Pas

Stakim energjie nesër në Tiranë, ja zonat dhe oraret

Para

AMF: 22% e mjeteve në qarkullim të pasiguruara, pandemia rriti numrin e tyre

Para
AMF: 22% e mjeteve në qarkullim të pasiguruara, pandemia rriti numrin e tyre

AMF: 22% e mjeteve në qarkullim të pasiguruara, pandemia rriti numrin e tyre

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

nga Fast News
20:23 | 15/01/2026
0

Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

nga Fast News
20:11 | 15/01/2026
0

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

nga Fast News
14:45 | 15/01/2026
0

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

nga Fast News
14:06 | 15/01/2026
0

Recent News

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

20:23 | 15/01/2026
Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

20:11 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar