Policia e Kavajës ka vënë në pranga dy shtetas sepse ushtronin dhunë te bashkëshortet e tyre.
Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë shtetasit SH.N. dhe I.K., përkatësisht 35 dhe 54 vjeç.
35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në prani të fëmijëve të mitur.
Njoftimi i policisë:
Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”