Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me situatën e shkaktuar nga pandemia. Vetëm ditën e sotme janë shënuar 117 raste të reja infektimesh dhe 2 vdekje.
Manastirliu foli edhe për mundësinë e një mbylljeje të dytë. Sipas saj nuk parashikohet, por duhet një vlerësim dinamik nga ekspertët.
“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithësesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me sitatën, Është ky një apel që duhet nga të gjithë edhe nga mediat. Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”, u shpreh ajo në “Top Talk”.