Në botën e showbiz-it shqiptar, Jonida Maliqi është një nga femrat më me stil. Këngëtarja këtë gjë e dëshmon dhe në publikimet në rrjetet sociale ku herë pas here publikon foto dhe video të ndryshme.
Ndërkohë, së fundmi ajo ka publikuar dia foto në “Instagram”, ku shihet në plazh dhe e veshur me shumë stil.
Në foto, Jonida shihet me një fustan të zi transparent, ndërsa ka vendosur një palë syze dhe një kapele.
Midis shumë komenteve, nuk mund të rrinte pa komentuar dhe i dashuri i saj, aktori Romeo Veshaj.
“Yll deti se qielli ka plot,” shkruan aktori teksa shkrimin e ka shoqëruar edhe me një zemër të kuqe.
Kujtojmë që pas ndarjes Jonida dhe Rome janë sërish bashkë dhe nuk e fshehin më dashurinë e tyre.