Së fundmi kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në qendrën Klinike Universitare të Kosovës Arta Sejdiu ka bërë një deklaratë shumë të fortë.
Ajo bën thirrje që deputetja nga rradhët e PDK Eliza Hoxha, e cila është njëkohësisht dhe këngëtare e njohur por së fundmi është e infektuar me virusin, të dënohet për thyerje të rregullave të vetëizolimit.
“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna ”, shkruan infermierja.
Duket se Sejdiu është bërë pishman për postimin e saj, pasi pak orë më pas e ka fshirë.
Kujtojmë se lajmin se ishte infektuar e dha vetë Eliza Hoxha me anë të një postimi në rrjetet sociale 3 ditë më parë.
Por edhe pse pozitive, ajo është parë dje në rrugë, duke thyer kështu karanzinën dhe duke vënë në rrezik shëndetin e të tjerëve përreth.