Kryeministri Edi Rama po vijon konferencën për shtyp përballë gazetarëve.
Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se hapja e listave nuk do ta ndryshojë sistemin zgjedhor, por sjell një mundësi më të mirë që votuesit të zgjedhin kandidatin që preferojnë.
Rama shtoi ndër të tjera se ambicia e mazhorancës ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore, por kjo gjë nuk është pranuar nga PD sipas tij në marrëveshjen e 5 qershorit.
Kreu i qeverisë theksoi se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket, dhe se PD nuk duhet të ankohet pasi PS ka bërë shumë lëshime, madje duke ‘shkelur’ dhe mbi veten.
“Ambicia jonë që përkon me nevojën e publikut dhe me interesin e vendit ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore, një rekomandim kyc i OSBE-ODIHR. Nuk ka ndodhur sepse nuk e donte PD. Vendosëm të bëjmë një lëshim, që është më i madhi i imagjiueshëm i një force që ka shumicën dhe shkel mbi vete në këtë rast. Me pozitën parlamentare kemi patur një qëndrim shumë të qartë.
Kërkonin që të fillonim nga sistemi dhe hapja e listave dhe refuzonin të hynin në proces. Kemi bërë një marëveshje me opozitën parlamentare që do të konsiderojmë edhe cështjet e ngritura prej tyre, që të krijojmë konsensus të gjerë në parlament sic kanë qenë rastet e votmit në parlament që kërkonin shumicë të theksuar. Që nga krijimi i Këshillit Politik jemi akuzuar si pazarxhinj dhe si njerëz që përdorim instrumente jo ligjorë për të shkuar aritmetikisht në votim. Nuk do e bëjmë këtë, edhe pse aritmetika nuk na ka përkrahur në këtë proces.
Formulat janë cështje teknike dhe do të diskutohen, Hapja e listave nuk është një tabu, por nuk duhet të rrezikojë përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend. Dua të sqaroj pse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi, duke iu referuar parimeve të Venecias. Ndryshim sistemi nuk do të ketë, edhe madhësia e zonave zgjedhore nuk do të preket.
Rregullimi në Kod I këtij ndryshimi është në diskredicionin e vendimmarrjes. Qoftë Venecia apo instancat e tjera cështje si lista të hapura, pragu apo të tjera I konsiderojnë mekanizma korrektues.
Lidhja e këtj procesi dhe vënia e kujës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit po bëhet dicka kriminale në raport me interesin e integrimit të vendit është e pabazë. Marrëveshja nuk preket dot nga ne. Por duhet të mos insistojnë në ndërhyrje. Opozita jashtë parlamentare nuk ka asnjë alibi për të kërkuar apo pretenduar në mungesë të garancive se rregullat nuk do të respektohen. Ideja se hapja e listve prish marëveshjen është cmenduri. Aludimet nuk e ndihmojnë procesin në raport me Europën, por nga ana tjetër peng PS dhe Kuvendin nuk e merr dot askush.
Do të ishte shqetësuese nëse PS do të përdorte këtë situatë për të garantuar mazhoranca që do e conin sistemin drejt një ndryshimi që do të prodhonte rënie teë cilësisë së demokracisë, por të diskutosh problem hapjen e listave është marrëzi”, tha kryeministri.