Sot është hedhur shorti në Nion të Zvicrës për fazën çerekfinale të sezonit 2019-2020 të Champions League.
Deri më tani janë 4 ekipe që e kanë siguruar kualifikimin: Atalanta, Atletico Madrid, Leipzig dhe PSG.
Ndërkohë pritet që të mbahen dhe ndeshjet e kthimit, për tu përcaktuar 8 ekipet që do të vazhdojnë rrugën drejt trofeut.
Takimet e kthimit janë: Bayern Munchen-Chelsea, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon.
Megjithatë, edhe pse ende nuk janë vendosur emrat e 8 ekipeve, shorti ka përcaktuar çiftet çerekfinaliste, si dhe është përcaktuar rrugëtimi deri në finale:
Faza çerekfinale:
Atalanta-PSG
Napoli/Barcelona- Bajern/Çelsi
Lajpcig-Atletiko Madrid
Real Madrid/ Siti- Lion/Juventus
Faza gjysmëfinale:
Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus – Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern
Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG