Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë.
Mësohet se një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij.
Ka qenë kjo e fundit që bëri kallëzimin në polici, ku efektivët bënë të mundur arrestimin e 23 vjeçarit.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Sh.T., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij”, njoftoi zyrtarisht policia e Tiranës.
Ndërkohë ende nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.