Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka folur sot me tone të ashpra në drejtim të institucionit të Avokatit të Popullit dhe titullares Erinda Balanca.
Ai e ka quajtur atë si avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.
“Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga cdo qeveri në 30 vjet, pa i bërë dallim, kurse në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit, shumëfishohen dietat dhe financohen aktivitete të padobishme që të xhirohen paratë e buxhetit.
Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt, është shumë larg pritshmërive nga ajo që pritej kur u vendos. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë, vetëm emrin ka Avokati i Popullit se vetëm për popllin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci”- u shpreh ai.
Sipas Valterit, ky institucion merr nga taksat e shqiptarëve cdo vit 1.3 mln euro. “Për cfarë paguhen këto, për rroga, udhëtime, dieta, sepse veprimtaria dhe ndikimi është zero me xhufkë, nëse nuk mbron të drejtat e qytetarëve që nëpërkëmbet nga shteti, drejtësia, të fortët, për ca e paguajmë ne sa qimet e kokës këtë. E përdori ai që rri këtu pas, si qokë për mikun e vet, Lulzim Bashën, produkti i 17 majit 2017”- tha Valeri ndër të tjera.