Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu i kanë kthyer përgjigje në mënyrë indirektë këngëtares dhe sopranos Evis Mula, e cila ka hedhur kunja për moderatoren Osmani.
Ndër të tjera, Evis ka bërë një deklaratë për ish-kolegen e saj Arbana, ku thekson se, kur ajo mori vesh se Evis do të drejtonte “Top Fest”, u tmerrua.
“Arbana Osmani u tmerrua atëherë se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme atë periudhë. Kisha ardhur për një program. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”, – u shpreh Evis Mula.
Pas kësaj deklarate teksa ka publikuar një foto me mikeshën e saj të ngushtë Xhemin, Arbana shkruan: Në kërkim të një shoqeje të re.
E menjëherë këtë foto e ka ripostuar edhe Xhemi, e cila sipër fotos me Arbanën shkruan se: Evisi po të kërkonte. 2 mikeshat e kanë futur në “rreth” këngëtaren dhe e kanë kaluar me ironi deklaratën e saj.