Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Durrësit.
Policia bën me dije se është mbytur një 60-vjeçare në det. Shtetasja me iniciale F.ZH dyshohet se ishte duke u larë në det, ku dhe për pasojë është mbytur.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.