Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Këlcyrë.
Ka ndërruar jetë një 62-vjeçar si pasojë e rënies nga lartësian në Grykën e Këlcyrës.
Bëhet fjalë për shtetasin Avdyl Merko.
Mësohet se viktima ka qenë duke prerë degët e pemëve dhe ka rrëshkitur. Si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.
Pritet njoftimi i policisë për informacione të tjera rreth ngjarjes tragjike.