Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nami në Tiranë/ Policia arreston 9 persona që mashtronin në rrjetet sociale, si i morën 38 mijë euro

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
Nami në Tiranë/ Policia arreston 9 persona që mashtronin në rrjetet sociale, si i morën 38 mijë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona ditën e sotme, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve të arrestuarit kishin hapur adresa false në Facebook dhe me anë të shantazhit dhe mashtrimit përfitonin shuma parash te persona të tjerë.

Operacioni u zhvillua pas disa muaj hetimesh në bashkëpunimin me Prokurorinë e Tiranës.

“Finalizohet operacioni policor “TRANSFERTA”.

Vihen në pranga 9 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë operacionit janë sekuestruar prova që faktojnë autorësinë e personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Shtetasit e arrestuar kanë përfituar rreth 38000 euro nga mashtrimet nëpërmjet adresave në rrjetin social Facebook.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike, nga Sektori për Hetimin e Krimit Kompjuterik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas gati një viti hetimesh proaktive, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacionin policor i koduar “TRANSFERTA”.

Në kuadër të operacionit u kapën 9 shtetas, për të cilët u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” për shtetasit: E. A., 29 vjeç, I. Q., 27 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. T., 28 vjeçe, N. Sh., 21 vjeç, E. H., 33 vjeçe, A. Sh., 21 vjeç, A. A., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për një periudhë 1-vjeçare, kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Gjatë operacionit u sekuestruan 10 aparate celularë, 10 numra SIM Card, 3 pajisje elektronike, mandate pagese (tërheqjeje) që faktojnë aktivitetin kriminal të këtyre personave etj.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policise.

Pas

‘Zhbllokohet’ Gjykata e Lartë/ Zgjidhet zv.kryetari i ri, por që do të ketë kompetencat e kryetarit (EMRI)

Para

Derbi ‘i nxehtë’ i kryeqytetit/ Zbulohet ora dhe stadiumi se ku do të luhet Tirana-Partizani

Para
Derbi ‘i nxehtë’ i kryeqytetit/ Zbulohet ora dhe stadiumi se ku do të luhet Tirana-Partizani

Derbi ‘i nxehtë’ i kryeqytetit/ Zbulohet ora dhe stadiumi se ku do të luhet Tirana-Partizani

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

nga Fast News
17:28 | 19/06/2026
0

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

nga Fast News
12:43 | 19/06/2026
0

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

nga Fast News
11:23 | 19/06/2026
0

Ligji i ri i pronave, resortet ‘brand’ i shpëtojnë taksës për 10 vite, shtëpitë boshe taksohen 100%

Ligji i ri i pronave, resortet ‘brand’ i shpëtojnë taksës për 10 vite, shtëpitë boshe taksohen 100%

nga Fast News
11:19 | 19/06/2026
0

Recent News

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

17:28 | 19/06/2026
Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

12:43 | 19/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora