• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dalin shifrat/ Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve në 24 orë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Dalin shifrat/ Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve në 24 orë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën që pandemia vijon ende të jetë prezente në vend, ditën e sotme janë konfirmuar 74 raste të reja.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë në 24 orë janë bërë 409 testime.





Gjithashtu 2 paciente kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.

Bëhet fjalë për një 45 vjeçare nga Berati dhe 82-vjeçar nga Kruja, të dy me sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas MSH, aktualisht janë 81 të shtruar, mes të cilëve edhe të rinj.

Të dhënat i ka bërë të ditura dr. Rovena Daja nga ISHP.

NJOFTIMI ZYRTAR I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.

I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, pasi virusi është mes nesh, por të respektojnë masat e vendosura: Distancimin fizik, maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën.  Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur , nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Statistika (7 Korrik 2020)

Testime totale         29669

Raste pozitive          3038

Raste të shëruara     1744

Raste Aktive         1213

Humbje jete         81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                477

Durrës                221

Shkodër            167

Vlorë                   115

Lezhë                     63

Fier                         49

Korçë                    30

Elbasan               25

Kukës                  24

Berat                   16

Gjirokastër     15

Dibër                  11

Pas

Theu karantinën për të takuar prindërit, policia nis hetimet ndaj 22-vjeçares nga Lushnja

Para

E rëndë/ Gjendet i mbytur një 53-vjeçar, policia jep detajet

Para
E rëndë/ Gjendet i mbytur një 53-vjeçar, policia jep detajet

E rëndë/ Gjendet i mbytur një 53-vjeçar, policia jep detajet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar