Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Shkak për këtë reagim është bërë sipas tij mungesa e strategjisë për të vënë nën kontroll përhapjen e pandemisë.
Spahia shton se qeveria është dorëzuar dhe po e lë në rënie të lirë.
“Kjo situatë në rënie të lirë ka vetëm një përgjegjës: ai është Edi Rama, që injoroi e përqeshi cdo sugjerim të opozitës, për të identifikuar vatrat e infeksionit përmes testimeve! Nuk ua vuri veshin as ekspertëve, sepse pati vetëm një interes: mundësinë për më shumë tendera në kohë pandemie”,- thotë Spahia, ndërsa ka një pyetje të hapur për kryeministrin Rama të cilin e sfidon të tregojë strategjinë që ka.
STATUSI I PLOTE
Kjo qeveri është fatkeqësia më e madhe që u ka rënë shqiptarëve në historinë e tyre. Një qeveri që dështoi të marrë masat e duhura për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit nga virusi Covid. As edhe njëherë, nuk pranoi sugjerimet që u erdhën që në krye të herës, si nga profesionistë të opozitës ashtu edhe të OBSH dhe si në asnjë vend tjetër në botë lejoi që spitalet të kthehen në vatra infeksioni me Covid! Nuk e përdori kohën e karantinës për të marrë masa sigurie për popullatën por thjesht bëri tendera sekretë më cmime të fryra. Testimet i bëri me pikatore përkundër cdo sugjerimi e modeli në botë! Numri i testimeve u rrit me vonëse, dhe është i papërfillshëm në raport me nevojën. 50 mijë teste në ditë bën Italia, e cila aktualisht nuk ka aspak një situatë kaq sfiduese, 100 mijë teste dhe 7 aparatura te reja testimi po blen Kosova për të rrotur kapacitetet! Ne ende nuk e dimë, as me shifra paraprake, se si e kemi nivelin e përhapjes së Covid në shkallë vendi, apo nivelin e imunizimit të popullatës, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga rasti i parë!!! Eshtë papërgjegjshmëri skandaloze!!!
Kjo papërgjegjshmëri solli daljen e situatës jashtë kontrollit!
E keqja është se qeveria nuk ka asnjë strategji për të vënë nën kontroll situatën! Në vend të reagimit, është dorëzuar dhe po e lë në rënie të lirë.
Në mënyrë të pacipë po fajëson qytetarët të cilët sakrifikuan gati tre muaj karantinë, ndërsa kryeministri nga një anë i kërcënonte me polici, e nga ana tjetër bënte tendera sekretë!
Kjo situatë në rënie të lirë ka vetëm një përgjegjës: ai është Edi Rama, që injoroi e përqeshi cdo sugjerim të opozitës, për të identifikuar vatrat e infeksionit përmes testimeve! Nuk ua vuri veshin as ekspertëve, sepse pati vetëm një interes: mundësinë për më shumë tendera në kohë pandemie!
Edi Rama, mjaft u fshehe pas punës së organeve të ngarkuara me verifikimin e zbatimit të masave anti Covid!! Thuaju shqiptarëve A KE NJË PLAN, A KE NJË STRATEGJI PËR KËTË SITUATË?
CFARË MASASH JE DUKE MARRË në nivelin afatshkurtër e më pas afatmesëm, për muajt që vijnë?
Eshtë kriminale të fshihesh kur situata po precipiton! Qytetarëve u duhet garantuar siguri nga institucionet që paguhen me taksat e tyre, e jo të anatemohen si fajtorë për të fshehur papërgjegjshmërinë, makutërinë e në fund dorëzimin e plotë të Edi Ramës e të qeverisë që i la në baltë në kohë pandemie!