Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, ku një 32-vjeçar me iniciale T.XH ka plagosur me armë zjarri 30-vjeçarin E.M.
Sipas informacioneve e gjithë skena ka ndodhur pranë një lokali në rrugën Burrel-Tiranë dhe nuk dihen ende motivet e përplasjes.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes. Me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.
Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes.