Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit u regjistruan 62 raste të reja pozitive me COVID-19.
Por ajo që bën përshtypje, është se pjesa më e madhe e të prekurve që kanë rezultuar pozitiv janë punonjës të administratës.
Pas spitaleve dhe disa ministrive, ka qenë radha e bashkisë së Kavajës që të goditet nga koronavirusi.
Mësohet se janë 6 punonjës të kësaj bashkie që janë diagonsitkuar si të prekur me virusin e rrezikshëm.