Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Balldre.
Mësohet se një automjet fuoristradë ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i tij.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Po ashtu mësohet se në aksident është përfshirë dhe një mjet tjetër. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi ngjarja, ndërsa policia po heton.