Rolando Lekaj jeton prej 8 vitesh në Kinë, ku ka punuar si model. Ai është i martuar me Tereza Lekaj, sipërmarrësen e famshme në të gjithë botën, që shpesh është komentuar për pasurinë e saj në fushën e bukurisë pasi ka kompaninë më të madhe dhe në çdo qytet të Kinës ka një klinikë, apo spital, ku kryen operacione Plastike.
Ata kanë një djalë që e quajnë Royëen Lekaj, i cili në muajin Tetor mbush 3 vjeç.
Rolando Lekaj me bashkëshorten Tereza Lekaj nëpërmjet Ambasadës Kineze në Tiranë kanë dhuruar 100 mijë maska për spitalin e Lezhës, Bashkinë dhe Drejtorinë e Policisë dhe 200 mijë maska për spitalin Nënë Tereza.
Rolando është bërë i njohur më së shumti në eventin e Amfar 2018 në Kanë ku surprizoi jo vetëm miliarderët botërorë, por të gjithë personazhet më të famshëm që marrin pjesë në këtë event, pasi ofroi shifrën më të lartë për koleksionin e përbërë nga 30 fustane të Carine Rotfield. Për 1.6 milion eurot, Rolando Lekaj mori bonus dhe puthje nga super modelet e momentit.
Rudina: Si je njohur me Terezën, a mund të na e zbulosh historinë tuaj të njohjes?
Rolando Lekaj: Meqenëse pranova të jem pjesë e kësaj interviste, me kënaqësi. Ata që më njohin e dinë historinë, ata që nuk më njohin po ua them tani shumë shkurt. Para 6-7 vitesh, jam njohur me të në punë. Unë punoja për kompaninë e saj. E shikoi se ça bëja unë në punë edhe…ne shqiptarët kur duam të arrijmë diçka, e kemi zgjuarsinë dhe nuk jemi përtacë siç janë në vende të tjera të botës. Vijmë nga një vend i varfër, duhet ta themi këtë edhe pse është një vend shumë i bukur dhe me njerëz shumë të bukur, nuk mund të krahasohet me vendet e tjera të botës për sa i përket pasurive. Në atë kohë nuk e dija gjuhën kineze, flisja krejt pak dhe më dha 2-3 herë mundësinë të jem pjesë e takimeve të mëdha me menaxherët e kompanisë. Isha bashkë me përkthyesen time që më përkthente nga anglishtja në gjuhën kineze. Ishin rreth 30 menaxherë dhe më ftoi për darkë, unë nuk e dija që ishin menaxherët më të mëdhenj të kompanisë. Tha se janë miq të mirë dhe kemi një darkë për qejf kështu që rri i qetë. Pas një orë që po darkonim, duke bërë pyetje rreth punës, rreth kompanisë, sepse në atë kohë kishim një ide për me ble një spital në Gjermani, të cilin e kemi dhe operojmë edhe në Gjermani. Shumë nga përgjigjet e mia i pëlqyen qoftë bashkëshortes, qoftë menaxherëve. Ajo kishte simpati për mua, edhe unë simpati për të. Ndenjëm për rreth 1 vit e sa në raportin pronar – punonjës, d.m.th se ishte pronarja ime, e respektoja, pastaj në momentin e parë që unë kisha realisht një pëlqim të madh për të dhe kisha dëshirë të krijoja një familje me të, sepse nuk më intereson pasuria e saj duke qenë se edhe para njohjes me nusen time kisha një jetë goxha të mirë në Pekin, kisha një punë goxha të mirë dhe goxha të ardhura. Por si i thonë asaj fjalës, ‘edhe nëse bashkëshortja është me një status goxha të lartë, faleminderit Zotit, pse jo, është ma se e mirëpritur.’ E kam ftuar në Shqipëri, sepse kisha dëshirë të dija si do reagonin prindërit. Herën e parë që ka ardhur në Shqipëri i ka lënë pa fjalë, familjen time, axhat, hallat e të gjithë. Aty pastaj filloi çdo gjë dhe më pas në vitin 2013-2014 dhe nga aty kemi shkuar në Nice, në Kanë, ku organizohej festivali i filmit dhe pastaj aty filloi çdo gjë në plazhin e bukur të Nicës. Faleminderit Zotit sot kemi një familje të mrekullueshme, edhe na ka bekuar zoti me një djalë të mrekullueshëm. /tvklan.al/