• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kryeministri përfaqëson shtetin”/ Hoti: Do të nisem në Uashington kur…

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Kryeministri përfaqëson shtetin”/ Hoti: Do të nisem në Uashington kur…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se kushtetuta i jep atij të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë. Hoti tha se tashmë Kosova ka ndërtuar të gjitha mekanizmat për t’u përfaqësuar në këtë dialog dhe pohoi se është i gatshëm të shkojë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, në ftesën më të parë që do të ketë. Ai tha se për këtë takim janë parashikuar objektiva dhe se nuk diskutohet integriteti territorial i vendit, por çështje që lidhen me njohjen reciproke.

Fevziu: Nëse zoti Grenell ose Shtëpia e Bardhë ju fton sërish për një takim, do të shkoni?

Hoti: Unë kam pas ftesë që të shkoj edhe pasi ndodhi dhe ka qenë insistim i Ambasadorit Grenell që unë të shkoj, mandej u ra dakord që ky takim të spostohej për një datë tjetër.

Fevziu: Pra një spostim derisa të qartësohet situata dhe akuzat ndaj presidentit në Kosovë?

Hoti: Jo, u spostua deri sa ne të konsolidojmë një ekip shtetëror që përfaqëson Kosovën.

Fevziu: Si e kuptoni këtë konsolidim? Nëse presidenti nuk jep dorëheqjen, por njëkohësisht nuk mund të shkojë në takim nisur nga akuza, si do ndërtohet delegacioni?

Hoti: Delegacioni është ndërtuar. Në aspektin kushtetues është Kryeministri i vendit që përfaqëson shtetin në procesin e dialogut. Ajo që unë po bëj është që të kemi një përfshirje të forcave politike. Dje në mbledhje të qeverisë kemi themeluar një zyrë dhe jemi dakordësuar në sallën e kuvendit, që kuvendi të jetë i përfshirë në proceset. Pra kemi ndërtuar mekanizmat.

Fevziu: Me këto mekanizma që keni ndërtuar që janë funksionale, do të niseni në Uashington në ftesën më të parë?

Hoti: Po, sigurisht.

Fevziu: Edhe në mungesë të presidentit?

Hoti: Për procesin e dialogut kushtetua është e qartë, që e përfaqëson kryeministri.

Fevziu: Është një dialog shumë i diskutuar. A keni dijeni nëse në Shtëpinë e Bardhë do të flitet për demarkim apo korrigjim kufiri?

Hoti: Nuk diskutohet për çështje territoresh, nuk diskutohet integriteti territorial, karakteri i shtetit. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me kushtetutën. Kemi parashikuar objektiva, njohje reciproke dhe normalizim i çështjeve që janë derivat i njohjes reciproke. /Opinion.al/

Pas

Zëri i Amerikës: 2 korrik 1990-2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat

Para

MAKABRE/ Vajza kishte 5 muaj pa jetë, nëna me të motrën i lyenin trupin me vaj

Para
MAKABRE/ Vajza kishte 5 muaj pa jetë, nëna me të motrën i lyenin trupin me vaj

MAKABRE/ Vajza kishte 5 muaj pa jetë, nëna me të motrën i lyenin trupin me vaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar