Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur vendimin, ku njofton përfundimin e mandatit për Ardian Dvoranin. Dovrani është ish-anëtar i Gjykatës së Lartë që prej vitit 2005.
Sipas KLGJ, asnjë nga tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk e zëvendësojnë nominalisht Dvoranin, por secili prej tyre është emëruar për një mandate 9-vjeçar.
Ndër të tjera, në vendimin e KLGJ thuhej:
Për ju ka përfunduar mandati për të qëndruar në detyrë. Jeni emëruar në Gjykatën e Lartë më 17.02.2005. Mandati juaj ka mbaruar në mënyrë normale pas 9 vjetësh.
Më 16.01.2014 Presidenti është njohur për përfundimin e mandatit tuaj, asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk iu zëvendëson nominalisht.
Shkresa ka mbërritur në duart e Dvoranit që prej ditës së djeshmë, por ai planifikon të kundërshtojë vendimin nëpërmjet rrugëve ligjore.