• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

E mbani mend Zhakun? Ndahet nga burri gjerman dhe kthehet në Shqipëri të krijojë parti të re

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
E mbani mend Zhakun? Ndahet nga burri gjerman dhe kthehet në Shqipëri të krijojë parti të re
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inida Gjata nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Zhaku, dikur pjesë e mediave dhe portaleve për reagimet dhe mendimet e saj të drejtpërdrejta, prej pak vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.

Ishte viti 2017, kur Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta. E në mesin e postimeve të punës e të përditshmërisë, në fund të vitit 2019 u vu re një detaj në “Facebook”-un e artistes, që ngriti dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund martesës.





Statusi i Zhakut në rrjetin social ishte ‘single’, ç’ka ngriti dyshimet se martesa e saj kishte marrë fund. Ndërkohë që ajo ka fshirë foton e martesës, ruan ende mbiemrin Kreuz të bashkëshortit, që në fakt e bëjnë shumë vajza të njohura pas divorceve të tyre. E si për të përforcuar dyshimet, Zhaku në morinë e statuseve ku mban qëndrime rreth politikëbërjes në Shqipëri, ka hedhur dritë edhe më shumë për statusin e saj.

Bashkëngjitur me një foto nga shtëpia e saj, ajo shkruan: “E vetmja e keqe kur jeton vetëm është që s’ka kush të ta shkrepi një foto duke ngrënë shalqi”.

Duke pasur parasysh natyrën e saj që jep jo pak mesazhe për fjalën, këtë status mund ta interpretojmë si një moskokëçarje pas ndarjes, pasi ish-bashkëshorti nuk i mungon aspak, përveç faktit që mund t’i bënte ndonjë foto. Ironike ose jo, pritet që Zhaku të flasë vetë rreth statusit të ri.

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Inida Gjata, ose siç njihet ndryshe Zhaku, u martua para shtatë vitesh me të dashurin e saj gjerman, Christian Kreuz, emri i artit i të cilit është Dakar. Këtë lajm e konfirmoi vetë Zhaku nëpërmjet ndërrimit të statusit në “Facebook” dhe publikimit të një fotoje ku shfaqet me buqetë lulesh.

“E kujt ia merrte mendja që pas 14 vitesh që rashë në dashuri me këtë këngë, do bëhesha gruja e Dakarit. Kur isha 17 vjeç dhe bëja ‘Hit Parade’ tek ‘Alba TV’, kjo kënga ishte në Top 5”, citohet të jetë shprehur Inida për këngën “Stay with me”, Dakar and Grinser, në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Ajo që bëri përshtypje në fotot e ceremonisë së celebrimit ishte fakti se Zhaku nuk shfaqej e veshur me fustanin tradicional të bardhë të nusërisë, por me një fustan të zi.

Ndërkohë që aktulisht, pas ndërrimit të statusit nga ‘Married’ në ‘Single’, bie në sy fakti që vazhdon të mbajë të njëjtin mbiemër të bashkëshortit, Kreuz, dhe jo Gjata.

Kujtojmë që me Dakar, ajo në fillim qëndroi e lidhur në Shqipëri dhe pastaj u vendosën si çift në Gjermani. Ata ishin edhe bashkëpunëtorë, duke realizuar produksione muzikore si kënga “E paparaparë”, e publikuar në vitin 2012. Ndërkohë, sa i përket karrierës, Zhaku ka deklaruar se do t’i hyjë politikës.

Para një muaji, ajo deklaroi se do të krijojë një parti të re politike, të cilën do ta emërtojë “Partia për Zhvillim Kombëtar”. Ngritjen e një force të re politike, Zhaku e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku bënte thirrje për mbledhjen e firmave për ta regjistruar në Gjykatë.

“Miq, a jeni gati të mbledhim bashkërisht të paktën 3000 firma votuesish për të regjistruar lëvizjen tonë politike në Gjykatë? Nëse jeni të gatshëm, duhet si më poshtë: Kërkesë për regjistrimin e Partisë për Zhvillimin Kombëtar dhe emër, mbiemër, numri personal, vendbanimi dhe firma. Mund të mblidhni lirisht sa të doni dhe do të jemi në kontakt të vazhdueshëm bashkë për çdo informacion dhe detaj. Bashkimi bën fuqinë!“, shkruan ajo në postimin e saj në “Facebook”.

Në lidhje me këtë hap, Inida dha një intervistë për Adi Krastën në “A-Show”, ku pohoi se do të kthehet në Shqipëri për të themeluar një parti, nisur edhe nga situata e fundit ku Rama e ka çuar Shqipërinë, të cilën e krahason me një makinë të aksidentuar dhe me njerëz, të cilët po japin gjak e që duhet dikush t’i çojë për mjekim në spital.

“Kam vendosur të kthehem në Shqipëri. Po angazhohem politikisht. Po themeloj një parti. Qëllim kam zhvillimin kombëtar, por është një parti liberale me synim zhvillimin e tregut të lirë”, u shpreh ajo.

Nuk dihet nëse rikthimin në Shqipëri do ta bëjë vetëm për fushatën, apo pas divorcit do ta lërë Gjermaninë për një jetë të re si beqare në Tiranë!

PanoramaPlus

 

 

 

 

 

Pas

“Të rrojë Partia dhe xhaxhi Enver!” Zbulohet kartolina që Edi dhe Olsi Rama i dërguan Spiro Kolekës për Vit të Ri

Para

Vendi në kulmin e pandemisë/ Sazan Guri i habit të gjithë: Ku ta gjesh të infektohesh…

Para
Vendi në kulmin e pandemisë/ Sazan Guri i habit të gjithë: Ku ta gjesh të infektohesh…

Vendi në kulmin e pandemisë/ Sazan Guri i habit të gjithë: Ku ta gjesh të infektohesh…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar