Me anë të një videoje të postuar në mediat e tij sociale, kryetari i PD ka bërë prezantimin e një pjesë të planit të ekonomik të PD.
Në postimin e tij Basha thotë se taksimi i qeverisë Rama i ka varfëruar shqiptarët. Sipas tij në 7 vite, ky taksim uli fuqinë blerëse, rriti çmimet dhe i falimentoi bizneset.
“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve,” shkruan Basha në postimin e tij ndër të tjera.
Basha thekson në mesazhin e tij se me planin ekonomik të PD do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.
Postimi i Bashës:
Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.
Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.? pic.twitter.com/eCe9ljwQzL
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 28, 2020