Një ngjarje monstruoze është regjistruar në rajonin e Leces në Itali sot në mesditë.
Dy fëmijë binjak të moshës 12 vjeç, janë mbytur nga babai i tyre, i cili më pas ka vrarë veten.
Lajmi i publikuar në mediet italiane flet për një familje që kanë qenë me pushime, por ende nuk ka shumë detaje për mënyrën se si ka preciptuar ngjarja deri në atë pikë.
Sipas policisë, shkaku i këtij akti makabër është gjendja e rënduar psikologjike e tijm pasi u nda nga bashkëshortja. Ata ishin në proces divorci, dhe ai për t’u hakmarrë ndaj gruas, zgjodhi ta lëndojë në mënyrën më të tmerrshme, duke i vrarë fëmijët.