E dashura e Hekuran Billës, viktimës që humbi jetën pas atentatit te Komuna e Parisit, Adjola Lakra dëshmoi se është bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës.
Në dëshminë e saj, 26-vjeçarja ka treguar se prej një viti frekuentohej me Billën dhe se krimin e ka bërë për para. Madje tregoi se ishte mikeshë e Sebastiano Malit, të dyshuarit kryesor për atentatin.
“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, ka thënë ajo në dëshminë e saj.
Adiola Lakra u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Beratit.