Ditën e sotme mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) është zhvilluar sërish online për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID19.
Mësohet se një nga vendimet më të rëndësishme është dhënia e një posti të ri për ish-kryeprokuroren Arta Marku.
Kështu, nga prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ajo është caktuar përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurores së Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Gjithashtu gjatë kësaj mbledhjeje u vendos që të bëheshin disa lëvizje të tjera të prokurorëve në rrethe.
Konkretisht: Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,
Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”, Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parē Lushnje, Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”, Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Ndër të tjera KLP ka miratuar me shumicë votash projektakti për caktimin e përkohshëm të Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
KLP ka vendosur të japë leje të papaguar për arsye familjare për Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për periudhën duke filluar nga data 01.07.2020 deri në datë 15.07.2020.