Një mesazh i fortë vjen së fundmi nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca.
Ai shprehet se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë zbatimi i saj.
Kryediplomati thekson se Shqipërisë i duhen magjistratë të rinj, që janë të pavarur dhe të gatshëm ti rezistojnë ndërhyrjeve politike.
“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne dëshirojmë më të mirat aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë.
277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistrasturës. Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj dhe BE është në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioneve”, shkruan Soreca.
Justice reform is moving forward and its implementation must continue. It is great to see many young Albanians ?? willing to be part of the new justice system.
We wish all the best to today’s applicants for magistrates and advisors, 277 candidates for 100 posts for this…1/2— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) June 26, 2020