• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

SHBA dhuron 800 mijë dollarë për trashëgiminë kulturore, Kim: Do të ruajmë këtë vend historik

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
SHBA dhuron 800 mijë dollarë për trashëgiminë kulturore, Kim: Do të ruajmë këtë vend historik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një grant prej 800 mijë dollarësh për restaurimin e monumenteve kulturore, që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, në Krujë, Durrës dhe Prezë.

Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja amerikane në Tiranë, që është shprehur se “Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë”





Kim ishte në qytetin e Krujës me ministren e Kultures, Elva Margariti, e cila nënshkroi një grant prej 800000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restarimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës dhe Prezë.

Mesazhi i plotë i ambasadores Yuri Kim:

Ministre Margariti, të nderuar të ftuar, mirëmëngjes dhe faleminderit që u bashkuat me ne.

Sot shënojmë fillimin e projektit për të restauruar sitet (vendet) kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë, Durrës dhe Prezë si pjesë e Projektit të Fondit të Ambasadorëve të Sh.B.A. për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

Që nga krijimi i tij në vitin 2001, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ka ofruar mbështetje financiare për më shumë se 1,000 projekte në mbi 125 vende të botës. Këto angazhime tregojnë se sa thellë Shteteve të Bashkuara respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera.

Në Shqipëri, ne kemi punuar në projekte të shumta përmes këtij fondi, përfshirë restaurimin e Galerisë Nr. 3 të Kalasë në Gjirokastër, dokumentacionin e muzikës Iso-Polifonike shqiptare, si dhe ruajtjen e Kullës së Sahatit në Tiranë. Sot, po nënshkruajmë një grant prej afro 800,000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë. Jam e kënaqur të vërej se ky është projekti ynë më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri deri më sot. Dua të falënderoj Zj. Lejla Hadzic dhe ekipin e saj të “Trashëgimisë kulturore pa kufij”, Ministren Margariti, Zj. Arta Dollani dhe ekipin e saj të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, partnerët tanë në Fondin e Trashëgimisë Botërore dhe ekspertët vendas për pasionin dhe përkushtimin e tyre ndaj kësaj nisme. Dëshiroj të falënderoj gjithashtu Fondin e Princit Clause të Hollandës dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, për kontributet e tyre ndaj këtyre përpjekjeve të ruajtjes kulturore.

Ky projekt dy-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës këtu në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës.

Të gjitha këto vende kanë një vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe unë jam veçanërisht e lumtur që po e nënshkruaj këtë Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e këtyre granteve të AFCP-së këtu në Krujë, që është shtëpia e Skenderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë. Poeti amerikan Henry Ëadsëorth Longfelloë dikur shkroi për kthimin e Skënderbeut në Krujë:

Dhe me zemrën plot gëzim
Kapërceu lumin Drin
Dhe u-gdhi e n’agullim
Pa kështjellën Ak-Hissar,
Krujën, ah atë qytet
Rreth me mur e me hendek,
Tek u-lint e tek u-rrit,
Yll mëngjezi mi të ndrit.

Duke lexuar këto rreshta frymëzues për domethënien e Krujës, jam thellësisht e nderuar që Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol në ruajtjen e këtij vendi historik, i cili ka një kuptim kaq të thellë për popullin shqiptar. Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë.

Me krahë të lehta! Faleminderit!

Pas

Atentati në Vlorë/ Lënda plasëse iu vendos motrës së një pjestari të bandës së Gaxhait

Para

Shkarkohet shefi i komisariatit të Vahut të Dejës, zbulohet parcela me kana*is

Para
Shkarkohet shefi i komisariatit të Vahut të Dejës, zbulohet parcela me kana*is

Shkarkohet shefi i komisariatit të Vahut të Dejës, zbulohet parcela me kana*is

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar