Ditën e djeshmë është bërë publike historia e një gruaje 46-vjeçare, e cila ka rrëfyer jetën e saj të jetuar në dhunë e vuajtje.
Ajo ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” dhe ka treguar se ka marrë 9 urdhra-mbrojtje për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.
Ditën e sotme ishte djali i saj që u bë pjesë e emisionit.
I riu u shpreh se baba ii tij ishte tip i dhunshëm, alkoolist dhe shumë i frikshëm. Sipas djalit, e ëma e kishte falur disa herë, por ai nuk kishte ndryshuar.
“Kam që në fëmijëri që 6 vjeç që mbaj mend që babai im ka ushtruar dhune ndaj meje dhe na detyronte te shkonim nëpër dyqane te merrnim ushqime borxh. Unë nuk pranoja dhe e kundërshtoja mirëpo nga frika unë detyrohesha të shkoja të kërkoja. Ai ka qenë një njeri i alkoolizuar. Në vitin 2010 unë u pikasa nga mësuesja kujdestare, e cila me shikonte shume te mërzitur çdo dite. Ajo tentoi te mësonte nga mua duke thirrur edhe psikologen. Te dyja e kuptuan qe unë kisha dhunë nga babai, me pas me ndihmuan dhe me pajisen me urdhër-mbrojtje. Pastaj me çuan në Elbasan ne një qendër rehabilitimi, ne 10 shkurt të 2010. Aty qëndrova rreth një vit. Pas një viti më kthyen te babai, unë pranova sepse si fëmijë që isha mendova se ai kishte ndryshuar. Por kur u ktheva pas disa muajsh ai ushtroi përsëri dhunë,” është shprehur 26-vjeçari.
Sakaq, 26-vjeçari ka treguar se policia një herë babain e tij e ka arretuar në flagrancë duke dhunuar të riun dhe gruan e tij në mes të rrugës. I riu tha se babai i tij ushtronte dhunë barabare ndaj nënës së tij me mjetë te forta.
“U kap nga policia ne flagrance duke dhunuar mua dhe mamin ne rruge. Me pas u mor nga policia dhe ne u pajisem me urdhër mbrojtje. Ky u dënua 3 vjet, por përfitoi dhe beri 8 muaj. Pastaj u kthye përsëri ne familje pasi na erdhi keq, sepse ky premtoi se “nuk pi me alkool”. Mirëpo ky u largua nga shtëpia sepse ushtroi dhunë përsëri dhe ne shkuam për ta denoncuar. Hera e fundit ka qene 23 maj 2020 kur mami mori nje urdher mbrojtje per 40 dite. Mbaroi ky afat dhe mami eshte pa urdher mbrojtje. Unë traumën e kam kapërcyer sado pak. Baba ka dhunuar nënën time barbarisht. Çdo skenë e dhunshme ndaj mamit me mjete të forta. Ai mamin nuk e linte as të dilte në pazar as në ballkon. Ai i thoshte pse dole, pse shkunde tapetin e shumë e shumë të tjera. Një rast nuk e shqit dot nga mendja kur unë dhe mami po kalonim në rrugë përshëndetëm një shokun e babit. Ai e dhunoi maman me dërrasë. Unë vetëm qaja, mami bërtiste me të madhe. Unë se ndihmoja dot. Nuk mbaj mend ndonjë ditë që mos të dhunoheshim, mami është masakruar nga ai” tha ndër të tjera 26-vjeçari.