• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tiranë/ Në pranga 8 persona, mes tyre edhe 2 të shpallur në kërkim

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Panik në Tiranë/ Shpërthen në flakë kati i fundit i një pallati, ja ku ndodhet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit njofton se janë vënë nnë pranga 8 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme kriminale.

Mes të arrestuarve janë edhe dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme kriminale.





Është arrestuar shtetasi me iniciale A.SH., pasi ishte i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashu, në pranga është vënë edhe shtetasi SH.K., pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Ndërkohë, në prang aka rënë edhe 34-vjeçari me iniciale F.H., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në pranga 8 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 15 tableta metadon.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Dedë Gjoluli”, ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. S. dhe i ka marrë me dhunë telefonin dhe një çantë me sendet personale.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit I. B., 19 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dituria”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. O., 51 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Taks Forca, në disa ambiente banimi në pronësi të tij, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 43 vjeç, pasi në bulevardin ”Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip ”Fiat”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore, për të mos bërë testin e alkoolit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

  1. Sh., 48 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sh. K., 32 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”.

———

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në zbatim të Planit të Veprimit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2020”, në një sipërfaqe të dyshuar të mbjellë me cannabis sativa, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin “Zgurë”, në vendin e quajtur “Bujen” konstatuan një ambient të hapur, në një terren malor të pyllëzuar, ku u gjetën të mbjella 98 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Po gjatë kontrollit të ushtruar në Zallherr, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgurë, u gjetën të mbjella 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Trondit Bujar Kapexhiu, tregon skenarin si mund të jenë infektuar vëllezërit Budina: Shkon ja bën injeksionin…

Para

Vrasja e dyfishtë në Laç, ja kush është mjeku që kuroi fshehurazi autorin e dyshuar

Para
Vrasja e dyfishtë në Laç, ja kush është mjeku që kuroi fshehurazi autorin e dyshuar

Vrasja e dyfishtë në Laç, ja kush është mjeku që kuroi fshehurazi autorin e dyshuar

Të Gjitha

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

nga Fast News
10:00 | 19/06/2025
0

Recent News

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025
Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

08:00 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar