Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp.
Ai ka analizuar katër pikat nga raporti i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Kreut të Shtetit ‘Venecia’ konfirmoi që ai kishte të drejtë..
Gjithashtu përgjegjës kryesor për përplasjet Presidencë-Kuvend Meta bën ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) Ardian Dvoranin.
“Komisioni i Venecias konfirmoi se shkak i përplasje institucionale Kuvend President ishin veprimet antiligjore të Ardian Dvoranit dhe mënyrës së dërgimi të listave nga ati. Përgjegjësia individuale e Dvoranit është e provuar se nuk e diskutoi në mbledhjen plenare me anëtarë të tjetër të KED siç e kërkon ligji.
Venecia konfirmoi se KED funksionoi në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i avokati është anti- kushtetueses. Venecia konfirmoi se veprimet e presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me Kushtetutën, por ruajtën Kushtetutshmërinë e ligjit.
Ndryshimi i procedurës përpara presidentit, betimi i gjyqtarit bëhet vetëm para presidentit dhe është parakusht jo vetëm për rifillimin e detyrën, por edhe legjitimitetit të marrjes së mandatit”, deklaroi presidenti gjatë fjalës së tij.