• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndryshojnë sërish shifrat/ Ja sa raste të reja konfirmohen sot me koronavirus

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ndryshojnë sërish shifrat/ Ja sa raste të reja konfirmohen sot me koronavirus
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon rritja e numrit të infektuarve me COVID19 në vendin tonë.

Kështu, mësohet se për 24 orë janë konfirmuar 50 raste të reja.





Të dhënat i bëri me dije shefja e Epidemiologjisë në ISHP Eugena Tomini gjatë komunikimit të përditshëm zyrtar.

Gjithashtu ajo njoftoi se një tjetër pacient në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19.

Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Kruja, i cili është viktima e 42 nga koronavirusi.

Aktualisht në spital janë shtruar 64 persona dhe në 24 orët e fundit ka patur 28 të shëruar.

NJOFTIMI I PLOTE I MINISTRISE SE SHENDETESISE

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë,

Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID-19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (19 qershor 2020)
Testime totale- 22806
Raste pozitive- 1838
Raste të shëruara- 1114
Raste aktive- 682
Humbje jete- 42 (Qarku Tiranë 23, Durrës 8, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 317
Durrës 140
Shkodër 112
Vlorë 45
Fier 28
Lezhë 12
Elbasan 11
Korçë 10
Kukës 5
Gjirokastër 1
Berat 1
 

Pas

“Do ta zhvesh lakuriq” Lefter Maliqi paralajmëron Ramën: Di shumë për ty! Ka edhe VIDEO

Para

Çfarë ndodh në Kadastrën e Vlorës? Skenar si në filma: Drejtorëve i vjen zarfi me plumb brenda, shteti hesht

Para
Çfarë ndodh në Kadastrën e Vlorës? Skenar si në filma: Drejtorëve i vjen zarfi me plumb brenda, shteti hesht

Çfarë ndodh në Kadastrën e Vlorës? Skenar si në filma: Drejtorëve i vjen zarfi me plumb brenda, shteti hesht

Të Gjitha

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

nga Fast News
09:30 | 22/06/2025
0

Një shënim për Shëngjinin e bukur

Një shënim për Shëngjinin e bukur

nga Fast News
09:00 | 22/06/2025
0

Fytyra tjetër e turizmit mjekësor në Shqipëri, jo vetëm për dhëmbë e flokë, por edhe për të lënë drogën

Fytyra tjetër e turizmit mjekësor në Shqipëri, jo vetëm për dhëmbë e flokë, por edhe për të lënë drogën

nga Fast News
08:30 | 22/06/2025
0

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

nga Fast News
08:00 | 22/06/2025
0

Recent News

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

09:30 | 22/06/2025
Një shënim për Shëngjinin e bukur

Një shënim për Shëngjinin e bukur

09:00 | 22/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar