Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk ka harruar ti drejtohet edhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, por edhe nënkryetarit të LSI Petrit Vasili.
Duke dhënë sipas tij porositë për secilin prej tyre, Rama theksoi se realizimin e marrëveshjes e ndan vetëm një fije peri, të cilën, sipas tij, duhet ta ruajë Basha dhe Vasili.
“Mos vazhdoni të dilni të shantazhoni, mos nxirrni lloj lloj të papunësh të kësaj foltoreje që për të siguruar rrogën e tyre punonin si sharrës profesionistë në këtë foltore.
Mos vazhdoni ta bëni këtë, mos na tundoni sepse ajo marrëveshje ka krijuar kushtet pozitive në raport me klimën dhe në raport me partnerët. Një fije peri e ndan realizimin deri në fund të asaj marrëveshje nga grisja e saj. Këtë fije peri duhet ta ruajë mirë Basha dhe Peçin”, tha Rama.