• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Alarm nga koronavirusi/ Shifra më e lartë deri tani, ja sa raste të reja konfirmohen në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Alarm nga koronavirusi/ Shifra më e lartë deri tani, ja sa raste të reja konfirmohen në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon situata alarmante nga COVID19 në Shqipëri.

Mësohet se sot është shënuar një tjetër rekord negativ, ku janë konfirmuar 82 persona të prekur në 24 orë.





Deri më tani kjo është shifra me e lartë e numrit ditor të infektimeve që prej fillimit të pandemisë, rreth 3 muaj më parë.

Të dhënat i ka bërë me dije në komunikimin e përditshëm dr.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Deri më tani numri total i të prekurve nga COVID19 në Shqipëri shkon në 1672 persona, ndërsa të shëruar 1064.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISE SE SHENDETESISE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca  dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende  i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)

Testime totale                         21177

Raste pozitive                          1672

Raste të shëruara                      1064

Raste Aktive                            571

Humbje jete                              37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           271

Shkodër         86

Krujë           72

Durrës            33

Kamëz            30

Vlorë                     28

Lushnje              12

Pukë                 11

Elbasan                 8

Fier                        6

Lezhë                     3

Kukës                    2

Tropojë             2

Mallakastër        2

Korçë                    2

Berat                     1

Ura Vajgurore   1

Gjirokastër         1

 

Pas

“Beteja ime do të vazhdojë ” Rudina Hajdari paralajmëron lëvizjen e rradhës

Para

Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë një pacient te Infektivi, ja qytetet më të prekura nga COVID19

Para
Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë një pacient te Infektivi, ja qytetet më të prekura nga COVID19

Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë një pacient te Infektivi, ja qytetet më të prekura nga COVID19

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar