• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

29 firma për ndryshimin e sistemit, kush është deputeti që ‘tradhton’ Myslim Murrizin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
29 firma për ndryshimin e sistemit, kush është deputeti që ‘tradhton’ Myslim Murrizin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Që prej 1 javë deputetët e opozitës paralamentare kanë ndërmarrë një nismë, ku janë shprehur kundër marrëveshjes që arriti maxhoranca me PD dhe LSI për reformën zgjedhore, duke hartuar një dokument me 29 firma, ku kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhore, ose ndryshe nuk marrin pjesë në votim.

Por kundër këtij qendrimi ka dalë deputeti Artur Roshi, i cili fillimisht e kishte firmosur ato dokument.

Përmes një qendrimi në rrjetet sociale, Roshi është shprehur se nuk mund të votojë pro ndryshimit të sistemit pasi kjo jep zgjidhje përfundimtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Roshi është deputeti i katërt që tërhiqet nga nisma e deputetëve opozitarë për të bllokuar kalimin e reformës zgjedhore në Parlament, pas Maliqit, Topit dhe Alimadhit.

Postimi i plotë në facebook:

Pse Balli Kombëtar Demokrat tërheq firmat nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë ?

Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashoh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit. Të premten 29 deputetë të Opozitës Parlamentare depozituan një kërkesë për ndërhyrjen në Kushtetutë në nenet 64 dhe 68 me qëllim hapjen e listave.

Në diskutimet e mia me kolegët tentova që të bënim një kërkesë të qartë, megjithatë firmosa në një marrëveshje xhentëllmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave, që do të thotë se duhet ndryshuar Neni 64 i Kushtetutës dhe praragrafi i dytë i Nenit 68 “Renditja e Kandidatëve për deputet ne listat shume emërore nuk mund te ndryshohet pas paraqitjes se listës”.

Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar.

Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë.

Kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë, ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot, ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik.

Pra Ajo që ndryshon është vetëm mënyra se si arrihen këto. Thënë më qartë, ndryshojnë formulën por ruajnë kapjen e sistemit që kanë sot.

Nevoja e vendit kërkon një demokraci të fortë e cila nuk mund të bëhet pa një pluripartitizëm,i cili është i pashmangshëm nëse vota e qytetarëve ështē e lirë dhe kalon nëpër një formulë zgjedhore që reflekton një përthyerje të papërfillshme në raport me vullnetin e tyre.

Liria e votës,kërkon lirinë e besimit qytetar i cili garantohet nga një formulë zgjedhore që nuk lejojon vjedhjen e institucionalizuar të votës dhe konkretisht një sistem propocional kombëtar pa prag të poshtëm.

Liria e votës kërkon procedurën e ruajtjes,indetifikimin biometrik,votimin dhe numurimin elektronik,largimin e faktorit njrëzor sa të mundemi nga sistemi i numurimit,depolitizimin e komisioneve të zvogëluar me ekonomistët e bankave dhe avokatë.

Financimi i partive me parimin “një votë kushton X-Lekë”, bën që të ruhet konkurueshmëria në tregun politik,kundrejt finacimit të sotëm që financohen vetëm dy,tre apo dhe katër parti. Listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet, por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat.

Interesi i Partive të vogla shkon në përpjestim të drejtë me rritjen e demokracisë,për rrjedhojë me interesin e shqiptarëve. Mbajtja me çdo kusht në treg vetëm dy parti,prodhon këtë që kemi sot autokracinë që stimulohet nga pushteti i fortë që i jep ky kod zgjedhor që kemi.

Ndëryrjet e këqia në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë.

Ato mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës.

Në këtë këndshikim ndjehem i pasigurt se si do të preket Kushtetuta,prandaj dy firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar Demokrat, e imja dhe e z.Besnik Troplini do të tërheqiqen nga lista e 29 deputetëve të Opozitës Parlamentare për ndërhyrjen në Kushtetutë.

A.Roshi

Pas

Ndihen lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte forca

Para

Rritja e madhe e rasteve me COVID-19, apeli i qeverisë: Jemi ende në luftë…

Para
E bujshme, OBSH zgjedh Shqipërinë për studiuar kurën ndaj COVID-19

Rritja e madhe e rasteve me COVID-19, apeli i qeverisë: Jemi ende në luftë...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar