• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pikëpyetjet e krizës – globalizimi apo deblobalizëm?

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Pikëpyetjet e krizës – globalizimi apo deblobalizëm?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Akademik, prof. Anastas Angjeli 

Ylli i kinematografisë, Joan Crawford, duke iu drejtuar autorit Oscar Wilde, ka thënë: “Më e keqe se të jesh i përfolur, është të mos përflitesh”. Në ekonominë globale konvergjente të shekullit  të njëzetenjë, i shkon përshtat një thënie e tillë. Në shumë vende, e vetmja gjë më e keqe  se vetë hapja e kufijve për tregti, është mos-hapja e kufijve. Ndonëse ekzistojnë shumë disavantazhe për sa i përket shkëmbimit të lirë të mallrave, shërbimeve dhe parasë, avantazhet janë thuajse shumë herë më të larta”.





Ndërsa përmasat e krizës globale, rrjedhojë e  pandemisë Covid -19  dhe pasojat e saj,  po shumëdimensionon efektet e saj, veç të tjerave, po “lëndojnë  dhe  rritjen ekonomike kudo”. Ekonomia globale postpandemike, së paku për një kohë, duket se do të jetë shumë më pak ekonomi  e globalizuar. Një ekonomi e tkurur, me blerje të produkteve që  do të kenë  edhe ngadalësim të rritjes, një rënie të konsiderueshme  të të ardhurave kombëtare për të gjithë vendet,  ndoshta dhe për vendet me diversifikimin më të gjerë ekonomik, po shfaqet dukshëm në këtë periudhë.

Në librin  “Fundi i Globalizimit” historiani i ekonomisë së Princeton, Harold James, tregon se si në epokën e hershme, integrimi global  ekonomik e financiar, u kolapsua, si rrjedhojë  e presionit nga ngjarjet e padëshiruara  të  Depresionit të Madh, 1929-1932 , duke kulmuar në Luftën e Dytë Botërore. Sot, në krizën e COVID-19,  duket se po nxit dhe përshpejton  një distancim tjetër nga globalizimi. Kjo pandemi, duket gjithashtu se do të ketë një impact, efekt – afatgjatë, veçanërisht  në tregti ndërkombëtare, edhe se qeveritë do të risin  njohjen e nevojës  për të riparë me përparësi kapacitetet e shëndetit publik si  një element i rëndësishëm jetik,  por edhe  i sigurisë kombëtare.

Por  risku i sotëm është kalimi në mënyrë masive i shumë  limiteve që lëndojnë globalizimin. Dukshëm kjo po shfaqet në problemet dhe tensionimet e shkaktuara në marrëdhëniet  tregtare  SHBA-KINË. Kjo situatë  “lufte”  me  “sulme e kundërsulme” që kishte filluar që në vitin 2016, vazhdoi gjatë gjithë vitit 2019-2020,  pa shfaqur thujase asnjë shenjë  për një “paqe tregëtare e ekonomike” ndërmjet këtyre fuqive botërore. Një luftë kjo, që do të kishte pasojat e veta në vendet e BE-së, vende të tjera aziatike, në Afrikë e Amerikën latine, pse jo,  edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Shqipëri.

Edhe pse  SHBA-ja, me ekonominë  me diversifikimin më të lartë, një lider i teknologjisë botërore, me një bazë shumë të fortë resursesh natyrore, nuk mund të mos ndjejë  rënien në  GDP reale,  si rrjedhojë e lëndimit të globalizimit nga kjo pandemi dhe kriza aktuale ekonomike. Ndërkohë  që këtë vit, tregëtia ndërkombëtare pritet të bjerë nga 15-në 38 %, dhe veçanërisht, zinxhiri global ushqimor po kalon një provë të vështirë.

Sistemi nuk është tërësisht i përsosur: teksa të ardhurat bien, më shumë njerëz mbeten të papunë  dhe të uritur. Edhe  në librin e tij, (bestseller-2-14), “Kapitali në shekullin e 21-të”, të Thomas Piketty,  e ka trajtuar mes të tjerash edhe këtë  problem thellimin e pabarazisë midis shtresave të ndryshme të popullsisë  në  kapitalizmin e sotëm në kushtet e globalizimit, (edhe pse pandemia nuk kish ndodhur.)

Për më tepër tani. Pra në këtë situatë, ekzistojnë rreziqe të ndryshme, që nga mungesa e punës, deri në vështirësitë  dhe problemet në prodhimet e shumta bujqësore, të korrat e këqija. Pra rrjeti ushqimor tani po kalon një provë të rëndë. Kjo në një kohë që para pandemisë sistemi global i ushqimit  konsiderohej  “ylli i pashuar i logjistikës së shekullit XXI” .  Sepse duke e çuar prodhimin nga fusha, te piruni, ky sistem përbënte 10% të PBB-së botërore dhe punësonte rreth 1.5 miliardë njerëz. Furnizimi global ushqimor ishte trefishuar që nga viti 1970, pasi popullsia është  dyfishuar  në  7.7 miliardë njerëz. Në të njëjtën kohë, numri i njerëzve që vuajnë nga pamjaftueshmëria e ushqimit  ka rënë nga 36%,  në 11%,.  Eksportet e ushqimit janë gjashtëfishuar  gjatë 30 viteve të fundit;  katër të pestat e njerëzve  jetojnë  pjesërisht me ushqimet  e prodhuara  në një vend  tjetër.

Kjo ndodh pavarësisht  qeverive, jo falë tyre. Megjithëse roli i qeverive ka rënë, ato ende rregullojnë  ndonjëherë çmimet dhe kontrollojnë  shpërndarjen. Tarifat bujqësore të Bashkimit Europian,  janë katër herë më të larta se ato të importeve jobujqësore.  Rreth një duzinë eksportuesish të mëdhenj, përfshirë Amerikën, Indinë, Rusinë dhe Vietnamin, kanë peshën kryesore në prodhime si gruri dhe orizi. Gjysmë duzinë kompanish tregtare, si “Cargill” nga Minesota  dhe  “COFCO” nga Pekini, shpërndajnë ushqime në të gjithë botën.

Është thelbësore që, gjatë dhe pas pandemisë, qeveritë të mos bien pre e një fushate të gabuar për t’u mbështetur  te vetja, apo për t’u mbyllur.

Kjo do të kërkojë të gjithë shkathtësinë dhe zotësinë e mundshme nga ana e tregjeve, dhe shuma të  mëdha të kapitalit  privat.  Këtë mbrëmje, kur të merrni  “lugën, pirunin, shkopinjtë  ose thikën për të ngrënë, mendoni për ata që janë të uritur, por edhe për sistemin që ushqen botën. Ai duhet të lihet i lirë të kryejë punën e vet, jo vetëm gjatë pandemisë, por edhe pas saj.”

Parë dhe thënë këta shembuj, (dhe si këta ka me dhjetra, apo me qindra, që po ndodhin realisht në ekonominë e sotme globale të goditur nga pandemia dhe recensioni), s’ka se si të mos niste  një diskurs i ri në thelb të të cilit kërkohet t’i  jepet përgjigje pyetjes:  “A do të kemi një proces deglobalizimi  apo  globalizimi  vazhdon?”  “Globalizimi do jetë  problem, apo zgjidhje”? Siç e kam theksuar edhe në një shkrim tjetër, ky diskurs ka nxjerrë në pah avantazhet e globalizimit dhe disavantazhet e tij, dhe sinjalet e disa hapave të deglobalizimit. Çfarë do të ndodhë? Do të mbyllemi apo do të hapemi ? Më shumë integrim apo disintegrim?

Të gjitha këto hipoteza, iu kanë dhënë “shpresa” konservatorëve  e populistëve  për më shumë kritika  ndaj  globalizimit dhe ka shtuar kërkesat për “mbyllje”, disintegrim e deglobalizim, duke e fajësuar dhe për krizën e sotme, ndërkohë që forcave progresiste u ka nxitur mendimin për më shumë hapje e  bashkëpunim e solidaritet, integrim e përmirësim të globalizimit, për më shumë zgjidhje shkencore  e zhvillim të teknologjisë dhe të arsimit, konsolidimit  të sistemit shëndetësor  dhe trajtimit të tij si një e mirë publike, ridimensionimit  e ristrukturimit  të politikave  ekonomike etj..

Shumë politikanë të spektrit politik konservator anatemojnë globalizimin, duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga globalizimi dhe duke ofruar ngjashmëri me fenomenet që përngjajnë drejt diçkaje me sistemin izolues të epokës së Depresionit të Madh të viteve 1929-1932. Frika dhe sfidat e krijuara në kushtet e Covid-19,  duhen përballuar me kurajo dhe veprime të reja, inovative,  konkrete, për të mbështetur më shumë  hapje e liberalizëm, programe liberale të pluralizmit kulturor dhe kufij të hapur, të kujdesit  të shëndetit dhe të ekonomisë së gjelbër, të ekonomisë  blu, të zhvillimit  teknologjik  dhe  inteligjencës  artificiale, të  cilat çojnë drejt imigrimit të përshpejtuar dhe globalizimit  të përmirësuar. Ndaj dhe këto  fenomene  kanë  ndezur diskursin  për kapitalizmin e  kohës  së sotme, atë me dimension  akoma më social, apo kapitalizmin dixhital.

Ndaj dhe Mbyllja, disintegrimi dhe deglobalizimi sjellin më shumë kufizime dhe  më  pak zhvillim  e komunikim, shkëmbim dhe progres. E kundërta ndodh me Globalizimin, që na siguron më shumë hapje, mundësi të reja për të blerë, shitur dhe udhëtuar  kudo. Në këtë lëvizje njerëzish e kapitalesh, disa mund të humbasin vendet e tyre të punës, por shumë të tjerë do të fitojnë  vende të reja pune. Në kushtet e globalizimit, tregëtia dhe shkëmbimi,  përkthehen në rritje ekonomike dhe përfitimesh për të gjithë. Funksionimi i një tregu të lirë dhe një ekonomie të hapur ishte, është dhe do të mbetet më i preferuar. Integrimi fiton mbi disintegrimin. Globalizimi është  më i  avantazhuar dhe e “mund” deglobalizimin. Kjo sepse  sipas të gjitha vlerësimeve, fenomeni  i globalizmit dhe në epokën paspandemi, (në aftat mesëm dhe afat gjatë), do të jetë në zhvillim të vrullshëm dhe anët pozitive, avantazhet,  do të  jenë shumë më të mëdha se disavantazhet, kështu që,  ai, (globalizmi),  është zgjidhje, për më shumë zhvillim dhe jo pengesë.

Pas

E bujshme/ SPAK kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin

Para

Komisioni Europian merr vendimin: Ja kur hapen kufinjtë me Ballkanin, por ka një kusht

Para
Komisioni Europian merr vendimin: Ja kur hapen kufinjtë me Ballkanin, por ka një kusht

Komisioni Europian merr vendimin: Ja kur hapen kufinjtë me Ballkanin, por ka një kusht

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar