Që nga fillimi i pandemisë së COVID19 në nëntor të vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me disa deklarata lidhur me virusin.
Por së fundmi ky institucion ka ndërruar sërish qëndrimin në lidhje me të infektuarit asimptomatikë, se sa janë në gjendje ata të përhapin koronavirusin.
Epidemiologia e OBSH Maria Van Kherkove tha një ditë më parë se personat pa simptoma shumë rrallë e transmetojnë virusin, por pas disa orësh ajo doli sërish dhe tha se ky rezultat është bazuar në pak studime.
“Sipas saj një çështje e tillë mbetet e hapur, pasi nuk është përcaktuar ende sesa shpesh mund ta përhapin virusin asimpomatikët. Sqarimi i epidemiologes së OBSH vjen pasi komentet e saj nxitën një reagim të fortë nga ekspertë të jashtëm të shëndetit publik, të cilët u shprehën se OBSH kishte gabuar, ose të paktën nuk ishte shprehur sic duhet, kur tha se njerëzit që nuk shfaqnin simptoma e përhapin rrallë virusin.
“Ne jemi në djeni se pjesa më e madhe e transmetimit ndodh kur personat me simptoma e përcjellin virusin tek të tjerët përmes spërklave të infektuara. Gjithashtu dimë se disa persona që nuk kanë simptoma mund ta transmetojnë virusin. Por ajo që duhet të kuptojmë më mirë është fakti sesa persona në total nuk kanë simptoma dhe sa nga këta individë e transmetojnë virusin tek të tjerët. “Ajo cfarë iu referova një dite më parë gjatë konferencës për shtyp bazohet në pak studime që janë publikuar, të cilat ndjekin rastet asimptomatike, pra nuk kishte të bënte me një qëndrim të OBSH-së. Kjo vijon të mbetet një e panjohur shumë madhe”, deklaroi epidemiologia.