Kryedemokrati, Lulzim Basha ka replikuar për deklaratën e nënkryetarit të CDU/CSU-së, Johann Wadephul, i cili u shpreh se marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës është e rëndësishme për Reformën Zgjedhore, si një nga 15 kushtet që i duhet Shqipërisë të përmbushë para negociatave për pranim në BE.
Basha falenderon Wadephul për suportin e dhënë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershmë dhe gjithashtu thotë se ka shumë për të bërë.
Reagimi i Lulzim Bashës:
Faleminderit Johann Wadepuhl për mbështetjen tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Ka shumë për të bërë; unë mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe plotësimin e të gjitha 15 kushteve për negociatat e pranimit në BE.