• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

TIA thirrje Gjykatës së Krujës: Profesionalizëm dhe jo bllokim të aktivitetit tregtar të aeroportit

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
TIA thirrje Gjykatës së Krujës: Profesionalizëm dhe jo bllokim të aktivitetit tregtar të aeroportit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i bën thirrje Gjykatës së Rrethit Krujë për drejtësi dhe profesionalizëm. Kjo thirrje vjen pas bllokimit të aktiviteteve tregtare nga Gjykatësja Enkeleida Hoxha me katër masa sigurie, për operimin e kafeve dhe dyqaneve në aeroport, e gjitha në favor të A&A Group

Ndërkohë, TIA është shumë e shqetësuar për sistemine njëanshëm të drejtësisë, ku vendimet “jashtë juridiksonit dhe pa asnjë profesionalizëm” kanë dëmtuar ringritjen e dyqaneve dhe bareve në shërbim të pasagjerëve, duke dhënë masa sigurie të njëpasnjëshmë dhe të paligjshmë, në dëm të shërbimit public dhe të imazhit kombëtar të aeroportit “Nënë Tereza”.





Është rasti i vetëm në botë, ku vendimi i Zyrës Përmbaruese i dorëzohet TIA-s përpara vendimit të gjykatës, pa e njoftuar si fillim TIA-n, që nënkupton shpejtësinë dhe përshpejtimin e procedurave. Në një process normal dhe të rregullt, mund të marrë disa ditë.

Ndër të tjera, TIA shpreh keqardhjen për situatën e krijuar në aeroportin e vetëm në vend, ku interesat e një grupi të veçantë, më saktë të Administratorit të A&A Group, Zj. Aliona Zeqiri, shihen si objekti i vetëm për diskutim ligjor, ndërkohë që paligjshmëria zbatohet për TIA-n në çdo masë sigurie. Ky fakt i jep udhë uzurpimit të aeroportit me ndihmën e një gjykate, kur dihet që funksioni real i tij është shërbimi ndaj publikut.

Gjithashtu, TIA bën të ditur se ankesën e saj e ka përcjellë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, kundrejt Gjykatëses Hoxha për moszbatim professional të autoritetit të ligjit dhe moskopetencë.

Tirana International Airport Shpk dëshiron të sqarojë edhe në interes të publikut, se bazuar në Ligjin Nr.9312 datë 11.11.2004 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Konçesionit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Konçesionare, “TIA ka të drejtë ekskluzive të zhvillimit tregtar të aeroportit”. Ndaj, përzgjedhja e fituesve të tenderit për baret, restorantet dhe dyqanet, është në të drejtën zgjedhjes së lirë të TIA-s.

Tirana International Airport është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Por nëpërmjet kësaj deklarate, TIA bën thirrje se klima e biznesit merr goditje të rëndë, sa herë kjo drejtësi shtrembërohet.

Pas

Aksident në Ali Dem/ Makina përplas motorrin, në spital 39-vjeçari

Para

LAJM I FUNDIT/ Gjendet një trup i pajetë në Vaun e Dejës

Para

LAJM I FUNDIT/ Gjendet një trup i pajetë në Vaun e Dejës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

nga Fast News
12:32 | 23/08/2025
0

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

nga Fast News
12:27 | 23/08/2025
0

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

nga Fast News
11:52 | 23/08/2025
0

Recent News

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

12:37 | 23/08/2025
Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

12:32 | 23/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar