Dyshohet që ky është snajperi që u përdor për atentatin kundër Ardian Çapjas. Ai është model “Sako TRG M10.338 Lapua Magnum” dhe është në gjendje të qëllojë nga një distancë 800 metër.
Bëhet e ditur se personi që qëlloi me snajper ndodhej përballë banesave të familjes Çapja fshehur në Kodrën e Krastës.
Mendohet që autori mund të jetë vendosur aty gjatë natës dhe ka pritur derisa Ardian Çapja të dilte nga banesa. Çdo mëngjes, 55-vjeçari nisej nga banesa dhe shkonte drejt hotel “Univers” që ndodhet vetëm pak metra më larg.
Ndërkohë dyshohet se atentatori u ndihmua edhe nga 4 persona të tjerë dhe menjëherë pas ngjarjes dogjën makinën në zonën e “Fushë Mbretit”.
Ndërkaq, policia gjeti brënda makinës snajperin e përdorur, por me numra serial të fshirë.