Ditën e sotme kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla renditi disa data se kur mund të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare në Shqipëri.
Duke u nisur nga ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, Balla u shpreh se zgjedhjet për organet e pushtetit vendor sipas Kushtetutës duhet të jenë në 15 prill- 15 maj të vitit 2023.
Kjo përgjigje do të thotë që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme për pushtetin lokal.
Ndërsa ai i është drejtuar dhe presidentit Ilir Meta me një kërkesë.
“Sa i përket zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Vorë e Rrogozhinë, kjo është kompetencë e presidentit që duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë.
Sa i takon zgjedhjeve të përgjithshme sipas ndryshimeve të reja kur sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, për të mos afektuar turizmin besoj 9 maji 2021 është datë shumë kuptimplotë për zgjedhjet e ardhshme, Dita e Evropës dhe dita e fitores mbi fashizmin, kur presidenti të mendojë për datën e ardhshme, ta shqyrtoje edhe këtë e ne si socialistë jemi dakort që data e fitores mbi fashizmin të jetë dita e zgjedhjeve”, deklaroi Balla gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve.
PD ka nisur zgjedhjen e kandidatëve për deputetë e kryetarë bashkie, do kemi zgjedhje të parakohshme?
Balla: Tani që zoti Basha nuk di se si të mbajë Xhelal Mziun me gajret i thonë nga zona e Xhelalit e synon që ti gënjejë përsëri është cështje e brendshme e PD.