Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës.
Një i moshuar 71 vjeç, i identifikuar si Gëzim Sokoli, banor i lagjes “11 janari” ka ndërruar jetë rreth orës 15:00.
Sokoli kishte hipur në një pemë për të prerë trungun e saj sepse i rrezikonte shtëpinë, në afërsi të shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”.
Fatkeqësisht, i moshuari ka humbur ekuilibrin nga era e fortë dhe u rrëzua dhe si pasojë humbi dhe jetën.
Ndonëse ambulance ka shkuar menjëherë në vendngjarje, sipas banorëve i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë pasi ka shkuar pa shenja jete në spital.