Nje tjetër sherr me sende të forta është shënuar në orët e pasdites në kryeqytet, ku janë përfshirë disa të rinj.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut dhe nga të dhënat paraprake mësohet se një prej personave të përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur.
I riu është transportuar për në spitalin e Traumës dhe nuk dihet gjendja e tij.