Një pjesë e mirë e Tiranës që furnizohet nga uji i Bovillës do të ketë ndërprerje të ujit.
Ndërkaq në një postim në rrjetet sociale Ujësjellës Kanalizime Tiranë, bëhet e ditur se për shkak të punimeve të instalimit të tubacionit të ri 10 km, që sipas tyre, do të shtojë sasinë e ujit në Bovillë.
“Ju kujtojmë se ditën e shtunë fillojnë punimet për lidhjen e tubacionit të ri 10 km, i cili do shtojë sasinë e në Bovillë. Rriten ndjeshëm oraret e furnizimit. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve për kufizimet gjatë kësaj fundjave dhe marrjen e masave për të mirë-administruar depozitat personale apo të godinës ku banojnë,”– thuhet në njoftim, pa dhënë asnjë detaj më tepër.