• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Publikimi i rrëfimit të një vajze të abuzuar/ Gjikondi i përvishet Arbanës: Mos e shndërro tragjedinë në klikime

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Publikimi i rrëfimit të një vajze të abuzuar/ Gjikondi i përvishet Arbanës: Mos e shndërro tragjedinë në klikime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Moderatorja, Arbana Osmani është shprehur në rrjetet sociale se në emisionin e ardhshëm “Dua të të bëj të lumtur” do të publikojën rrëfimin e një vajze që është abuzuar seksualisht.

“Të shtunën më 6 qershor tek  “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshën 12-vjeçare nga roja e Jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të”, shprehet Arbana Osmani në një postim në Instagram.





Për këtë postim ka reaguar avokatja dhe aktivistja, Brizida Gjikondi, e cila i kërkon Osmanit të mos publikojë tragjedi të tilla në ekran për të rritur audiencën. Gjikondi shprehet se gratë dhe vajzat shqiptare duhet t’i japë shtysë shtetit shtetit që të hetojë dhe parandalojë abuzime të tilla.

“Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës.”, shkruan ajo.

 

Reagimi i plotë:

Të lutem Arbana mos ! Nuk mund ta bësh këtë, Nuk mundesh. Ka ditë që kjo histori më ka përzjerë stomakun dhe shpirtin sidomos, por kam heshtur. Po kur pashë reklamën tënde mu zbraz stomaku. Të paktën ne femrat shqiptare pa dallim përkatësie, pasurie, arsimi etj, sduhet tja bëjmë këtë njëra tjetres… Historia tragjike e 15 vjecares që me gjasa ka filluar që kur ajo ka qënë 13 vjec, është një histori e dhimbshme deri në palcë, përmban cdo realitet shqiptar ajo histori..Përmban imoralitetin e pandëshkuar që ka pushtuar këtë vend, përmban promovimin e femrave seksi qoftë dhe me silikon dhe me dashnorët trafikantë droge që për ironi i quajnë dhe biznesmenë (le të flasim hapur), promovim i cili kthen femrat në plackë tregu pa vlerë dhe dinjitet ..
Përmban kotësinë dhe falsitetin e atyre femrave që “falë” diktatit të një mashkulli kryetar partie sot luajnë melodramën e deputetes ose opozitares të prekur në zemër nga kjo tragjedi. Përmban kotësinë e shumë strukturave që ky shtet bashkëpuntor në krim me heshtjen dhe kodoshllëkun e tij I ka ofruar kriminelëve. Ka ligje, rregullore, akte ndërkombëtare dhe me dhjetra e dhjetra struktura ky palo shtet, gjoja për të mbrojtur fëmijët, ka Agjensi pompoze për mbrojtjen e fëmijëve, që e di si quhet për ironi… quhet Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes së Fëmijëve, po ka Kryetare po ka punonjës, po sidomos ka RROGA QE MERREN KOT !!! Dhe ngjarje si kjo e vërtetojnë. Po ka dhe struktura të tjera që mbrojnë fëmijët ky shtet, i ka në Institucione Kushtetuese, në Polici, sidomos në cdo Bashki…. Dhe të gjitha HANE BUKE KOT !!! Në Shqipëri të shpëton vetëm rastësia dhe klithma e shpirtit, të tjerat janë kot. U mor vesh falë organizatave jo qeveritare rasti i vogëlushes me fëmijëri të vrarë nga Babrruja, po sa krime, përdhunime, vetvrasje dhe inceste i ka mbuluar koha dhe frika në këtë tokë. Ka që kërkojnë dorëheqjen e Ministres, pasi nuk rreshtin së bëri politikë edhe në kësi ditësh, ndërkohë unë do të doja një ndëshkim historik për perversin plak dhe perversat e tjerë ( dhe nuk po ta them cfarë ndëshkimi do propozoja se do tmerroheshe), për Drejtorin e Shkollës sidomos, që sot duhet të ishte mbrapa hekurave duke u dridhur si purtekë, të ndëshkoheshin burrecat dhe ta shikonin dhe ata që fshihen e presin që vala të bjerë.. se cdo të thotë të prekësh me dorë dhe të poshtërosh një femër shqiptare. E kam thënë përherë dhe e ripërsëris, femrën shqiptare E SHPETON VETEM VETJA, jo burrat e aq më pak aleancat dhe kuotat dhe emërimet e tyre politike dhe administrative, përkundrazi, ato kuota dhe ato gra na vrasin shumë më shumë, sepse na tradhëtojnë, i dorëzohen pazarit dhe skllavërisë moderne. Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës.

Pas

Dëshmia tronditëse e abuzuesit 65-vjeçar: Kam dashur të kap nusen e djalit, por nuk kam mundur

Para

Çfarë ndodhi në Lezhë/ Si makina e policisë doli nga rrugë kur ndiqte të armatosurin

Para
Çfarë ndodhi në Lezhë/ Si makina e policisë doli nga rrugë kur ndiqte të armatosurin

Çfarë ndodhi në Lezhë/ Si makina e policisë doli nga rrugë kur ndiqte të armatosurin

Të Gjitha

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

nga Fast News
10:30 | 22/06/2025
0

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

nga Fast News
10:00 | 22/06/2025
0

Recent News

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

11:00 | 22/06/2025
SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

11:00 | 22/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar