Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot të gjitha kritikave për vizitën e tij në kryeqytetin e Francës, Paris.
Kreu i qeverisë shprehet se ka që pardje që është kthyer në Shqipëri dhe se ishte thjesht për një pasdite, në një vizitë informale të nivelit të lartë sipas tij.
Ai jep dhe një mesazh për Reformën Zgjedhore, ku thote se do të vazhdojnë tëp resin, pasi pjesën e tyre si parti e kanë bërë duke respektuar afatin deri më 31 maj.
“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.
Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet”, shprehet Rama në një reagim të pak minutave më parë në Twitter.