Deputeti i opozitës së re Myslym Murrizi, i cili është njëkohësisht dhe kreu i Grupit Demokrat në Parlament, ka folur sot me tone të ashpra në drejtim të kolegëve.
Ai ka akuzuar gjithashtu qeverinë aktuale dhe kryeministrin Edi Rama sepse po e dërgojnë vendin drejt një krize të thellë ekonomike, më keq se ajo që ndodhi në vitin 1997.
Murrizi u shpreh gjithashtu se popullit i ka ardhur e gjitha kjo situatë në majë të hundës dhe se shumë shpejt do të vendosë me votë.
Në fund ai paralajmëroi se nëse kjo nuk do të jetë e mundur, sipas tij do të ndodhin revolta dhe politikanëve 97’ do ju duket si mjalti.
“Sot në Parlament kalojnë disa akte normative por janë në vazhdën e tollovisë që ka nodhur me termentin dhe të famshmin virus që del me urdhër nga Rama. Ministja e Financës është larguar që të pajisë me vegla aktorët që iu shemb teatri. Do të doja të ishte këtu të më tregonte cfarë bëhet me këto akte? Do shtyjmë thotë këstet e pagimit të tatim fitimit. Ti nuk e di sa do fitojnë këta të shkretët. Bizneset ju dorëzojnë bilanc zonja ministre, mendoni që do kenë fitim ata në fund të vitit? Ju cdo ditë lëshoni xhandarët dhe taksidarët për të gjobitur sipas urdhrit që jep sulltani në darkë. Edhe pse janë mbylliur bizneset i paguajnë faturat afrofe se rrezikojnë punonjësit e OSHEE se i kap virusi.
A e dini se 170 mijë vetëve që ju premtuat pagë vetëm 88 mijë kanë marrë deri tani? 110 mln euro i keni bërë rrushë e kumbulla. Mashtroni! Do votoni sot për 174 mln euro, e keni kopsitur para, këtu vini për të marrë vulën se borxhet do i paguajnë fëmijët e shqiptarëve. Di gjë të ministri i tërmentit, tigri i qametit? Keni shkuar deri në 10 mld euro borxhe. Nga 2 mijë euro borxh keni marrë për cdo shqiptar, nga ai që lind në djep e deri te ai në prag vdekje. A keni bërë ndonjë plan për Thumanën Mamimasin, Kurjën a Fushë-Krujën? Zero. Ju i keni në cadra edhe ata të tërmentit të parë. Keni prish në Durrës pallatet, i keni nxjerrë banorët jashtë, iu keni prerë dritat, shpejt e shpejt se ishin plasarit nja dy suva tjetër priste për tu prish e tjetër prishët ju, se jetonte motra e zv.ministres aty”,-tha Murrizi.
“Talleni duke thënë dilni në këmbë të hënën, mbylluni të enjten. Dilni të preëmten me makinë të dielën kyceni makinën. Shqiptarët po shkojnë drejt një krize të paparë. Në ‘97 e partë cfarë ndodhi! Derti në fund të vitit do mungojnë në buxhet 1 miliard euro. Ju na numëroni si turistë edhe emigrantët që hyjnë. I bie që për 120 ditë gjithë shtretërit të jenë të zënë. Me kë talleni ju? Talleni me shqiptarët dhe fukarallikun e tyre, talleni se do i jepni pagë lufte, se do i ndërtoni shtëpitë, talleni me sovranitetin e votës të shqiptarëve. Pse druheni dhe keni frikë t’ju shkoni nga afër? Cfarë mëkatesh keni bërë që strukesni si struci, bëni lojë të pistë me njëri- tjeterin vecse doni t’ja fshihni të zgjedhurve shqiptarë të zgjedhurin.
Një ditë qytetarët shqiptarë do vendosin vetë, s’ka për të ardhur më manekin në këtë sallë. Nga halli që i ka zënë shqiptarët nga tërmenti, virusi dhe qameti i qeverive që iu rrinë në kurriz, ju do ju vijë shumë shpejt fundi. Do ju duket ’97 si mjalti! Autostradën e keni me 4 korsi, por do harroni edhe brekë e kanotjere të merrni me vete! Jeni zero para fuqisë së votes, dhëntë zoti shumë shpejt do ta provoni”, u shpreh ai.