Tema për të cilën deputetët e opozitës se re kanë kërkuar interpelancë sot në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, është shembja e Teatrit Kombëtar.
Gjatë fjalës së saj deputetja Rudina Hajdari ka folur me tonë të ashpra në drejtim të Ramës, duke u shprehur se procesi i shembjes së godinës gjatë kohës që kishte njerëz është tentativë vrasje.
Në fund ajo e ka paralajmëruar kryeministrin se do të ketë fatin e homologut tëtij në Maqedoni Nikolla Gruevski, që dha doërheqjen dhe më pas u arratis fshehurazi nga vendi.
“Ju keni pasur obsesion jo me atë Teatër, por me atë truall, po të kishte qënë diku tjetër, nuk e kishit prekur. E shembet sepse trualli në mes të Tiranës iu duhet për të ndërtuar kulla. Flet për kulla sikur do modernizojë Tiranën, po a e kupton se nuk është në gjendje njeri të blejë ato apartamente luksoze? Apo vetëm për të kënaqur shokët e tu?
Por ajo që është më e rëndë është se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall. Si mund të na siguroni që ky Teatër do ndërtohet kur ju nuk i keni këto para? Si mund ti bëni këto dhe sot thoni që nuk keni mundësi për ta ndërtuar dhe më keq akoma. keni shkuar aty në 04:30 të mëngjesit, godina u shkatërrua kur ka pasur njerëz në atë godinë, keni bërë kështu një tentativë për vrasje. Nuk keni pyetur për njeri. Kush është personi që dha urdhër? Si erdhi zinxhiri i urdhërave. Këtë duhet të na e shpjegoni”-tha Hajdari.
“Rrafshimi i Tiranës nga ndërtesat e vjetra është fakt, je shndërruar në një Nicola Gruevski që rrafshoi qendrën e Shkupit. Betonizimi i Tiranës është fakt.
Sipas saj, Kryeministri Edi Rama e shembi teatrin pasi i duhej ai trualli atje.
Nëse Teatri do të ishte në një tjetër vend, nuk do të prekej Teatri, por ti e shembe se të duhej ai truall.
Do të kesh fatin e Gruevskit dhe mbaje mend”, u shpreh Hajdari ndër të tjera.